• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Loson: Nuk ka nevojë të debatojmë nëse ekziston gjuha maqedonase

Loson: Nuk ka nevojë të debatojmë nëse ekziston gjuha maqedonase

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Nuk duhet të debatojmë nëse ekziston gjuha maqedonase. E flasim, e ligjërojnë në universitetet tona, shkruhen marrëvehsje afariste në gjuhën maqedonase, tha ambasadori i Britanisë së Madhe, Methju Loson në shënimin e djeshëm të ditëlindjes së mbretit britanik, Çarllsi i Tretë në Shkup.

"Më duket se secili që e mohon se ekziston gjuha maqedonase nuk i ka thënë Viz Er-it, sepse çdo muaj paraqiten në gjuhën maqedonase për fluturimin tim kur kthehem në shtëpi. Kjo është mënyra ime, mënyra jonë britanike të themi, "ne jemi partnerët tuaj, miqtë dhe aleatët tuaj, vazhdojmë ta kultivojmë miqësinë tonë edhe më tej", tha Loson.

Me rastin e shënimit të 30 viteve partneritet dhe marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, ambasadori tha se çdoherë do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut si partner i barabartë.

"Çdoherë do ta mbështesim Maqedoninë e Veriut si partnere e barabartë në tregti, investime, në NATO, OSBE, Kombet e bashkuara. partneriteti ynë shtrihet edhe në kulturën tuaj, gjuhën dhe historinë. ne jemi krenarë me hisrotinë dhe gjuhën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, posaçërisht këtë vit me kurorëzimin e mbretit tonë të ri dhe kuptojmë dhe respektojmë se edhe ju jeni krenarë për gjuhën dhe historinë tuaj", shtoi Loson.

Përfaqësuesi i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, në ngjarjen që u mbajt në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, theksoi se krenohen që edhe Maqedonia e Veriut qëndron me Ukrainën, jo vetëm  me atë që është donatore e rëndësishme bilaterale, por edhe me atë që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane përmes NATO-s.

Si përfaqësues i posaçëm, një pejsë e rolit tim është të promovoj shoqëri rezistente dhe të hapura. Përderisa zhvillohet lufta në Ukrainë, mezi 700 kilometra që këtu, kjo asnjëherë nuk ka qenë më me rëndësi. Qëndrojmë së bashku me Ukrainën të përballur me agresionin rus sepse besojmë në demorkacinë dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. jemi krenarë që edhe Maqedonia e Veriut qëndron me Ukrainën, jo vetëm me atë që është donatore e rëndësishme bilaterale, por edhe me atë që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane përmes NATO-s", tha Piç, duke shtuar se stërvitja "Përgjigja e shpejtë 22" e cila u mbajt vitin e kalaur ishte tregues i qartë për këtë përkushtim.

Ai tha se Maqedonia e Veriut luan rol kryesor në nivel ndërkombëtar jo vetëm përmes NATO-s.

Ndau se përkushtimi politik ndaj reformave është kyçe dhe Mbretëria e Bashkuar punon së bashku me Maqedoninë e Veriut në mbështetje të institucioneve, shoqërisë qytetare, mediumeve të lira, njëkohësisht duke e promovuar respektimin e të drejtave të njeriut përfshirë edhe barazinë gjinore.

Ai informoi se së shpejti do të hapet oda e biznesit e Mbretërisë së Bashkuar/Maqedonisë së Veriut, që do t'u mundësojë të tjerëve t'i ndajnë frytet e këtij partneriteti.

Në kuadër të shënimit të ditëlindjes së mbretit britanik Çarllsi i Tretë në Shkup sot u luajt edhe ndeshje futbolli пmes seleksionit të femrave të Maqedonisë së Veriut dhe ekipit të armatës të Britanisë së Madhe. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR