Lokalizohet zjarri në fabrikën për prodhimin e materialeve poliester, ekspertizë do të kryejë një ekip i DPB Gostivar
- Në zjarrin, i cili mbrëmë para mesnate ka kapluar një fabrikë të vogël për prodhimin e materialeve poliester në afërsi të autostradës Gostivar - Tetovë, janë djegur dy objekte, ndërsa një pjesërisht. Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësja E.I. (44) nga Gostivari ka pësuar lëndim, të konstatuar në Qendrën emergjente në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:06, 16 shkurt, 2025

Gostivar, 16 shkurt 2025 (MIA) - Në zjarrin, i cili mbrëmë para mesnate ka kapluar një fabrikë të vogël për prodhimin e materialeve poliester në afërsi të autostradës Gostivar - Tetovë, janë djegur dy objekte, ndërsa një pjesërisht. Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësja E.I. (44) nga Gostivari ka pësuar lëndim, të konstatuar në Qendrën emergjente në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, sot në mëngjes, zjarri është shuar nga Njësitet Territoriale Zjarrfikëse të Gostivarit dhe Tetovës. Ekspertizë në vend do të bëhet nga ekipi i DPB-së Gostivar.
Zjarri është lokalizuar në orën 05:30, por për shkak të rrezikut nga përhapja e tij, zjarrfikësit janë ende në vendngjarje.
Nga SPB Tetovë informojnë se rreth 15 minuta para mesnate, ka arritur thirrje për një zjarr në objekt - punëtori, pronë e M.A. (27) nga Zdunje.
Nga QRMK - Tetovë në mëngjes informuan se njësia zjarrifikëse nga Gostivari me thirrje rreth orës një, me nëntë zjarrfikës dhe tre automjete kanë filluar intervenim në objektin e djegur. Duke marrë parasysh madhësinë e zjarrit, NJZT Gostivar ka kërkuar ndihmë nga NJT Tetovë, prej ku u intervenua me katër zjarrfikës dhe 11 automjet zjarfikës. bsh/
Foto: QRMK