LOD 2026: Singapori ka shpërblimet më të mëdha për fitimin e medaljeve të arit
- Singapori e ka zënë vendin e parë në listën e vendeve që do t'u japin më shumë para sportistëve për të fituar Lojërat Olimpike 2026.
Milano, 11 shkurt 2026 (MIA) - Singapori e ka zënë vendin e parë në listën e vendeve që do t'u japin më shumë para sportistëve për të fituar Lojërat Olimpike 2026.
Sipas "USA Today", sportistët nga Singapori do të marrin 788.000 dollarë nëse fitojnë një medalje ari. Mes pesë vendeve të para janë edhe Hong Kongu (767.000 dollarë), Italia (213.000 dollarë), Polonia (211.000 dollarë) dhe Sllovenia (162.000 dollarë).
Shpërblimet më të vogla u jepen fituesve potencialë nga Zelanda e Re (3.000 dollarë), Australia (14.000 dollarë) dhe Danimarka (15.000 dollarë), Kanadaja (18.000 dollarë), Austria (23.000 dollarë), Holanda (35.000 dollarë), Gjermania (35.000 dollarë) dhe SHBA-ja (37.000 dollarë).
Lojërat Olimpike mbahen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt. mb/
Foto: MIA