LO2024: Pishtari olimpik do të digjet në Kullën e Ajfelit
- Organizatorët e Lojërave olimpike, të cilat vitin e ardhshëm do të mbahen në Paris punojnë në vendosjen e pishtarit olimpik në Kullën e Ajfelit, njoftuan sot agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve të mirë informuara.
- Post By Melahat Baftija
- 18:49, 22 maj, 2023

Paris, 22 maj 2023 (MIA) - Organizatorët e Lojërave olimpike, të cilat vitin e ardhshëm do të mbahen në Paris punojnë në vendosjen e pishtarit olimpik në Kullën e Ajfelit, njoftuan sot agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve të mirë informuara.
Nuk dihet nëse pishtari olimpik do të vendoset në përmendoren e Parisit gjatë gjithë kohës derisa zgjasin Lojërat, nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Sipas një burimi anonim të këshilli organizativ, pishtari olimpik, megjithatë nuk do të vendoset në majen e Kullës së Ajfelit, sepse atje ka antena të instaluara.
“Nuk është vendosur ende vendi ku do të ndizet pishtari në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike”, tha një zëdhënës i Lojërave Olimpike të vitit 2024. mb/