Llukrovski dhe Gjorgjievski në takim me Vllatko Stefanovski: Premtuam se së bashku do ta kthejmë shkëlqimin e Shkupit, e me atë edhe Karposhit
- Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit nga VMRO-DPMNE, Sotir Llukrovski sot në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se kishte nderin së bashku me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski të takohet me një banor të jashtëzakonshëm të Karposhit, Vllatko Stefanovski, prej të cilit, si theksoi, ka dëgjuar shumë propozime të bukura në sferat e kulturës dhe muzikës dhe shfaqi shpresë se do të jetë pjesë e ekipit të tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:25, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit nga VMRO-DPMNE, Sotir Llukrovski sot në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se kishte nderin së bashku me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski të takohet me një banor të jashtëzakonshëm të Karposhit, Vllatko Stefanovski, prej të cilit, si theksoi, ka dëgjuar shumë propozime të bukura në sferat e kulturës dhe muzikës dhe shfaqi shpresë se do të jetë pjesë e ekipit të tij.
"Sot pata nderin e veçantë të bisedoj me një banor të jashtëzakonshëm të Karposhit, Vllatko Stefanovski. kolos i muzikës, i rangut botëror. Së bashku me mikun tim dhe kryetarin e ardhshëm të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, biseduam me Vllatkon për tema kulturore dhe muzikore të Shkupit. Dëgjuam shumë propozime të bukura dhe shpresojmë se do të jetë pjesë e ekipit tonë i cili do të shpërndajë dashuri në tërë Shkupin, në tërë karposhin. E përkujtuam 'Klubçe"-n legjendare në Taftalixhe, të gjitha legjendat e muzikës të cilët mu atje i bënin hapat e tyre të parë në muzikë. Në Taftalixhen tonë, në karposhin tonë. Premtuam se së bashku do t'ia kthejmë shkëlqimin Shkupit, e me atë edhe Karposhit. Ashtu edhe do të jetë", shkroi Llukarovski në kumtim. ab/
Foto: Fejsbuk Sotir Llukrovski