• e martë, 25 mars 2025

Llukashenko sot për herë të shtatë do ta marrë detyrën si president i Bjellorusisë

Llukashenko sot për herë të shtatë do ta marrë detyrën si president i Bjellorusisë

Minsk, 25 mars 2025 (MIA) - Aleksandar Llukashenko sot do ta marrë detyrën pas mandatit të shtatë si president i Bjellorusisë, njoftojnë mediat ruse. 

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën më 26 janar.

Ceremonia e inaugurimit të Llukashenkos do të mbahet në Pallatin e pavarësisë në Minsk dhe do të fillojë në orën 12 me orën lokale. 

Në ceremoni, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Igor Karpenko do të shpall rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Llukashenko do të bëjë betimin për Kushtetutën e Bjellorusisë.

Me ceremoninë e inaugurimit do të fillojë edhe mandati i ri pesëvjeçar i liderit bjellorus. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR