Llukashenko mohon përzierje të Bjellorusisë në incidentet me dronë mbi Poloni dhe Lituani
- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot deklaroi se Minsku nuk ka kurfarë lidhje me dronët të cilët fluturuan mbi Poloni dhe Lituani.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:10, 16 shtator, 2025
Minsk, 16 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot deklaroi se Minsku nuk ka kurfarë lidhje me dronët të cilët fluturuan mbi Poloni dhe Lituani.
Ai shtoi se Bjellorusia nuk ankohet kur mbi territorin e saj fluturojnë dronë nga Ukraina, Rusia, përmes Polonisë dhe Lituanisë, por "reagon qetë, në pajtim me linjat adekuate".
"I hedhim poshtë edhe atë edhe atë. Disa prej tyre nuk mundëm t'i godasim. Shpenzuam shumë para për t'i shkatërruar dronët të cilët nuk fluturuan drejt nesh, por fluturuan drejt Polonisë", theksoi Llukashenko.
Ai javën e kaluar deklaroi se sistemet bjelloruse kundërajrore rrëzuan dronë të cilët fluturuan drejt Polonisë.
Polonia më 10 shtator kumtoi se ka rrëzuar së paku 19 dronë të cilët hynë në hapësirëjn e saj ajrore nga Bjellorusia.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mbrëmë deklaroi se shërbimet e sigurosl neutralizuan një fluturake pa pilot e cila fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të Varshavës, ndërsa dy shtetas të Bjellorusisë janë arrestuar.
Lituania dje paralajmëroi se do të hetojë nëse dronët rusë kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore, kur fluturaket pa pilotë fluturuan mbio Poloni. ab/
foto: ЕPА