• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Llukarevska: Nëse pushteti nuk siguron para për rritjen e pagave të punëtorëve, LSDM do të paraqesë ligj për rritjen e pagës minimale

Llukarevska: Nëse pushteti  nuk siguron para për rritjen e pagave të punëtorëve, LSDM do të paraqesë ligj për rritjen e pagës minimale

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se nëse pushteti nuk siguron para për rritjen e pagave të punëtorëve, grupi i tyre parlamentar do të paraqesë Ligj për Rritjen e Pagës Minimale.

"Deklarata e fundit se nuk ka para për paga më të larta për punëtorët, se nuk ka para për pagë minimale më të lartë, tregon edhe një herë mungesë realiteti. Kjo do të thotë se standardi i jetesës së qytetarëve do të vazhdojë të bjerë, qytetarët do të kenë gjithnjë e më pak para dhe nuk do të mund ta kalojnë muajin me fatura të larta dhe çmime ushqimore. Paratë nga buxheti duhet të destinohen edhe për qytetarët. Kërkojmë nga pushteti dhe shumica qeveritare të sigurojë para për rritjen e pagës minimale. Është detyrë e qeverisë të gjejnë para për paga më të larta për punëtorët dhe t'i ndihmojë. Punëtorët meritojnë një jetë dinjitoze, jo mjerim dhe poshtërim. Nëse pushteti nuk e bën këtë, LSDM-ja do të paraqesë Ligj për Rritjen e Pagës Minimale. Më pak që meritojnë punëtorët është pagë minimale të drejtë prej 500 euro për një jetë dinjitoze", tha ajo.

 Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është zëdhënëse e LSDM-së, Llukarevska theksoi se është e papranueshme që partitë politike ta vendosin Sindikatën në çfarëdo konteksti për ndonjë përkatësi.

"LSM duhet të jetë korrigjuese si ndaj pushtetit ashtu edhe ndaj opozitës dhe t'i deklarojë kërkesat e saj në mënyrë transparente dhe të qartë. Kur qeveria e LSDM-së e menaxhoi krizën, LSM-ja çdo herë ftohej në Këshillin Ekonomiko-Social dhe atje kishte mbledhje të rregullta. Ata na akuzojnë se jemi LSM është  zëdhënëse e LSDM-së, megjithatë dhe e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se ka të dhëna dhe fakte se ata kanë pasur takime të koordinuara edhe me LSM-në. Është e papranueshme që ne si parti politike ta vendosim LSM-në në çfarëdo konteksti të çfarëdo lidhjeje, apo përafrimi qëndrimesh me njërën apo tjetrën parti politike. Megjithatë, Sindikata është ajo që duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve. Kështu është në botë, në Evropë, kështu duhet të jetë edhe tek ne”, tha deputetja e LSDM-së.

 Llukarevska potencon se parametrat kryesore tregojnë se ekonomia e Maqedonisë nuk po shkon mirë dhe se qytetarët kanë gjithnjë e më pak para.

 -Ekonomia po fundoset, standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet në mënyrë drastike, ndërsa pushteti po tregon paaftësi dhe mosinteresim të plotë për krizën që shkaktoi vetë. LSDM propozon masa dhe ligje konkrete që do të ndalojnë rënien ekonomike, që do të rrisin pagat dhe do t'i zvogëlojnë faturat e qytetarëve, por VMRO-DPMNE-ja me këmbëngulje po i refuzon", tha Llukarevska.

 Parametrat kryesore, shtoi ajo, tregojnë se ekonomia e Maqedonisë nuk po shkon mirë, se qytetarët kanë gjithnjë e më pak para.

"Inflacioni është rritur dhe arrin  5 për qind. Çmimet e ushqimeve janë rritur për 20 për qind. Prodhimi industrial është ulur me 1,4 për qind dhe eksporti është ulur për 5,9 për qind. Pagat janë në stagnim, nuk ka rritje as të pagës minimale dhe as mesatare. Të dhënat e fundit janë shqetësuese. Madje 83.000 punëtorë nuk e kanë marrë pagën e janarit", tha Llukarevska. 

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR