Llukarevska: Me ribalancin nuk parashihet rritje e pagave, as respektim i marrëveshjeve kolektive
- Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska sot në konferencë shtypi i prezantoi vërejtjet e saja fillestare për ribalancin e ri të buxhetit të cilin dje e prezantoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska.
- Post By Fami Bajrami
- 15:36, 18 korrik, 2024
Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska sot në konferencë shtypi i prezantoi vërejtjet e saja fillestare për ribalancin e ri të buxhetit të cilin dje e prezantoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska.
Me deficitin e parashikuar buxhetor prej 4,9 për qind dhe rritje të borxhit publik për 68 për qind, Llukarevska thotë se VMRO-DPMNE-ja qeveritare tenton ta çojë vendin në drejtim të gabuar. Me politika të tilla buxhetore, shton ajo, “partia në pushtet do të krijojë kaos, por edhe varshmëri nga kreditimi”.
"LSDM-ja arriti ta zvogëlojë deficitin buxhetor në 3.6% dhe ta zvogëlojë borxhin publik në 55%, tani VMRO-DPMNE-ja e rrit deficitin për 36%, ndërsa borxhin publik në 68% në nivel të rrezikshëm. Kjo përqindje e borxhit publik është në kundërshtim me deklaratat e Mastrihtit dhe seriozisht do të dëmtojë vlerësimin kreditor dhe financiar të vendit. VMRO-DPMNE me këto politika buxhetore do të krijojë kaos dhe do të krijojë varshmëri nga kreditimi, nuk ekziston asnjë ekspert serioz financiar apo makroekonomist që këtë ribalanc e konsideron si të arsyeshëm", tha Llukarevska.
Theksoi se me ribalancin nuk parashihet rritje e pagave, e as respektim i marrëveshjeve kolektive, sepse, siç tha ajo, “punëtorët janë të parëndësishëm për VMRO-DPMNE-në”.
"Imagjinoni u premtohet njerëzve se pagat e garantuara që në 7 vitet e fundit asnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje, ata do t’i sigurojnë. Çfarë nënvlerësimi dhe manipulimi. Ju them punëtorëve të mos lejojnë këtë lloj manipulimi. Arsyeja e vetme që ata e bëjnë këtë është sepse nuk do të ketë rritje të pagave dhe ata janë të lumtur që kanë marrë pagat. Kjo është për të ardhur keq dhe poshtëruese për punëtorët", tha Llukarevska.
Thotë se është gënjeshtër se qeveria e LSDM-së nuk ka siguruar paga, duke theksuar se për shtatë vite ka siguruar paga, rritje të rregullta, si dhe nëntë pako masash antikrizë duke ulur njëkohësisht borxhin publik dhe deficitin buxhetor.
Foto: MIA