• e martë, 24 dhjetor 2024

Lloga: Mbretëria e Spanjës është një nga mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të vendit

Lloga: Mbretëria e Spanjës është një nga mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të vendit

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA)  - Mbretëria e Spanjës është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të vendit tonë, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në takimin me kolegen e tij  spanjolle Maria Pilar Lop Kuenka në kuadër të  Forumit Ministror për Drejtësi BE - Ballkani Perëndimor, i cili këtë vit po mbahet në Shkup.

 

"Kolegen time ministren e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës, Maria Pilar Lop Kunenka e  falenderova që e zgjodhën Shkupin dhe neve si partnerë për organizimin më të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Në vazhdimësi të përpjekjeve tona të përbashkëta për ta afruar vendin drejtë BE-së, diskutuam për procesin e reformave dhe për të gjitha sfidat me të cilat po përballemi. Ministren e Drejtësisë të Spanjës e informova për projektet dhe zgjidhjet ligjore në sistemin gjyqësor, ndërsa biseduam edhe për raportin e komisionit vlerësues i cili do t`i do të përshkruajë drejtimet në të cilat do të ecim në periudhën e ardhshme", theksoi Lloga.

Tema kryesore e takimit të sotëm ka qenë procesi i digjitalizimit në gjyqësor.  

 "Po punojmë për gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme, përmes përdorimit të përvojave më të mira dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të miqve tanë për këtë projekt të rëndësishëm], theksoi Lloga dhe potencoi se shteti juridik  dhe sundimi i ligjit janë shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike evropiane, ndaj së cilës mbetemi seriozisht të përkushtuar në këto momente të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR