• e martë, 05 nëntor 2024

Lloga-Di Xhovani: Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur nga sistemi 

Lloga-Di Xhovani: Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur nga sistemi 

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësuesen nga organizata UNICEF, Patricia Di Xhovani dhe me zyrtaren për mbrojtje të fëmijëve, Olimpija Markovska. 

Gjatë takimit, siç informoi Ministria e Drejtësisë, u bisedua për përparimin e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e tyre dhe Strategjinë për parandalimin e sjelljeve delikuente të fëmijëve.  

 

Duke iu referuar të drejtave të fëmijëve, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se drejtësia për fëmijët është një nga prioritetet kryesore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe po bën përpjekje për realizimin e të drejtave të tyre në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse, si në nivel strategjik, ashtu edhe në nivel ligjor dhe profesional. 

"Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur në mënyrë adekuate në sistem. Çdo fëmijë meriton që nevojat e tij të jenë prioritet për institucionet dhe të jetë i kursyer nga çfarëdo lloj sjellje e cila çon në ndonjë formë të diskriminimit dhe margjinalizimit. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në një ligj të ri- Ligji për të Drejtat e Fëmijëve, me qëllim të përmirësimit dhe realizimit të interesave më të mira të fëmijës, si dhe fuqizimin e mekanizmave për parandalim të sjelljeve delikuente të fëmijëve", thuhet në kumtesë.  

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se bashkëpunimi me organizatën UNICEF do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR