Lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, u diskutua për çështje aktuale të shërbimit gjyqësor dhe të Prokurorisë publike
- Ministri i Drejtësisë Krenar lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së. Siç kumtoli sot Ministria e Drejtësisë, në takim u u diskutua për protestat aktuale, problemet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet shërbimi i gjyqësorit dhe prokurorisë publike.
- Post By Besnik Shuki
- 18:01, 28 shtator, 2023

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së. Siç kumtoli sot Ministria e Drejtësisë, në takim u u diskutua për protestat aktuale, problemet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet shërbimi i gjyqësorit dhe prokurorisë publike.
"Ministria e Drejtësisë do t'i dorëzojë Informacion Qeverisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet mundësia për fillimin e procesit të negociatave me Sindikatën e AOGJSH-së, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe që të mos bllokohet procesi me lëvizjen e lëndëve në gjykata dhe prokuroritë publike", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të të punësuarve. bsh/
Foto: MIA arkiv