• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: SHBA-ja dëshiron të na shohë në Bashkimin Evropian.

Lloga: SHBA-ja dëshiron të na shohë në Bashkimin Evropian.

 Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pati takim me Gabriel Eskobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, informojnë pasdite nga Ministria e Drejtësisë. Në takim është biseduar edhe për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për përparimin e shtetit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

 "Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit, me ndikim në prosperitetin afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian", theksohet në kumtesë. 

 Është vlerësuar se çdo rezultat tjetër nga mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është me interes shtetëror dhe strategjik.

"Prandaj, është konstatim i përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvend të jetë në të mirën e vendit, në drejtim të integrimit, jo të izolimit", theksojnl nga Minitria e Drejtësisë.


Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR