• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lloga: Procesi i ekstradimit të Palevskit është në vijim dhe gjithçka është ashtu siç duhet

Lloga: Procesi i ekstradimit të Palevskit është në vijim dhe gjithçka është ashtu siç duhet

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA)  -  Rreth të gjitha kërkesave veprojmë menjëherë dhe u është përgjigjur. Procesi i ekstradimit është në vijim dhe gjithçka është ashtu siç duhet, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Lupço Palevskit, i cili është në paraburgim në Turqi.

Në një deklaratë për media pas përfundimit të ngjarjes së sotme me rastin e ndarjes së certifikatave për personat të cilët deri më tani nuk kanë qenë të evidentuar në librin e amzës, ministri Lloga informoi se për ekstradimin nuk ka asnjë informacion të ri shtesë nga sa është publikuar deri tani. 

"Deri më tani, përveç asaj që është paralajmëruar nga ana jonë, nuk ka asgjë shtesë. Kurdo që të kemi do të njoftoheni", tha ministri. 

Nga Sektori për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë, paraprakisht në brifing me mediat,  shpjeguan se kërkesa për ekstradim është përgatitur të njëjtën ditë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga MPB-ja për arrestimin e Palevskit dhe se dje ka mbërritur njoftim nga Turqia. mori se është marrë.  Shpjeguan se procedura për ekstradim në lëndë të tilla zgjat disa muaj, ndërsa përjashtim janë vetëm rastet e procedurës së shkurtuar kur personi pranon të ekstradohet. Brifuan se ka pak mundësi që Palevski të kërkojë azil, sepse, siç thonë nga Sektori, kërkesa për azil dorëzohet menjëherë pasi do të hyni në shtet.

 Pas dy javëve nga  hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit, në këtë rast mbeten gjashtë të dyshuar. I dyshuari i parë për dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje mizore", Lupço Palevski - Palço, për momentiun  është në paraburgim në Turqi dhe është në pritje të ekstradimit të tij.

Për të njëjtat vepra akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup. Në paraburgim janë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin me çfarë, siç bënë të ditur në atë kohë autoritetet, ka  ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij, dhe Stefan Dimkovski, shoferi i cili e ka vozitur nga Serbia për në Turqi të akuzuarin e parë Palevski..  

 E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u denoncuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.

 

Фото/видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR