• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Përvojat nga Arabia Saudite do të kontribuojnë në digjitalizimin e plotë të gjyqësisë në vendin tonë

Lloga: Përvojat nga Arabia Saudite do të kontribuojnë në digjitalizimin e plotë të gjyqësisë në vendin tonë

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) – Ndarja e përvojave me kolegët nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të kontribuojë për të mundësuar digjitalizim të plotë të jurisprudencës edhe në vendin tonë, vlerëson  ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pas vizitës në Qendrën për digjitalizim të pasurive të paluajtshme në Arabinë Saudite.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministri Krenar Lloga vizitoi edhe Laboratorin qendror për digjitalizim, gjegjësisht Qendrën e digjitalizimit të Pasurive të paluajtshme gjatë së cilës inxhinieri Ahmed Alsalamn e njohu nga afër me metodën dhe fazat e digjitalizimit që në fillim që nga përzgjedhja e dokumenteve, futja dhe rishikimi, transferimi në laboratorë për digjitalizim, sterilizimi dhe restaurimi, skanimi dhe arkivimi, kontrolli i cilësisë përpara regjistrimit përfundimtar dhe dhënien e një kodi unik të çdo dokumenti.

Në qendrën e digjitalizimit përpunohen tapitë e vjetra me gjatësi mbi 3 metra dhe mbi 100 vjet, ndërsa njëkohësisht edhe u prezantua se objekti i arkivit qendror ka kapacitet për të digjitalizuar 115 mijë metra dokumente.

“Nëpërmjet implementimit të shërbimeve të reja, pra digjitalizimit të dokumenteve të pronës, pagesës elektronike të tatimit në pronë, transferimit elektronik të pronës brenda 60 minutave dhe ndarja e njësive të banimit brenda disa sekondave, e jo muajve, është lehtësuar funksionimi i përgjithshëm i një numri më të madh institucionesh dhe kjo ka kontribuar në punë më efikase dhe më cilësore.

Në fund të vizitës, ministri u shpreh se përvojat e shkëmbyera nga kolegët nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të kontribuojnë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR