Lloga: Na nevojitet Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël
- Neve na nevojitet një Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Krena Lloga.
- Post By Melahat Baftija
- 16:10, 27 mars, 2023

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Neve na nevojitet një Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Krena Lloga.
Në brifingun me media Lloga tha se nëse nuk ka marrëveshje për ndryshim të Kodit zgjedhor, mbetet zgjidhja ekzistuese me gjashtë njësi zgjedhore.
"Kjo është e qartë. Nëse jo kjo, të paktën t'i kemi rekomandimet e OSBE/ODIHR", deklaroi Lloga.
Lloga shtoi se edhe qëndrimi i partisë së tij, Aleanca për Shqiptarët është që vendi të ndahet në tetë njësi zgjedhore dhe rregullat zgjedhore të jenë konform metodologjisë së BE-së. mb/