• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Në të ardhmen e afërt do të zgjidhet Prokurori publik për lidhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA

Lloga: Në të ardhmen e afërt do të zgjidhet Prokurori publik për lidhje  nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) -  Nga ana e Prokurorisë Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat e nevojshme për prurjen e vendimit për shpallje për paraqitjen e kandidatëve për Prokuror Publik Ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA, të cilat ende janë duke u zhvilluar, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në fjalimin e tij në konferencën për fillimin e projektit të EURODREJTËSIA - "Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale të Ballkanit Perëndimor", në Hagë.

Siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, ministri Lloga ka thënë se së shpejti pritet nga ana e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut  të marrim njoftim për kandidatin e zgjedhur.

"Ministri Lloga informoi se është miratuar Rregullore për mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Drejtësisë me EURODREJTËSIA. Duke u nisur nga nevoja për të mundësuar efektivitet dhe efikasitet më të madh në punë, është përgatitur teksti i Rregullores, i cili në pjesën më të madhe rregullon koordinimin institucional dhe koordinimin me prokurorin ndërlidhës", njofton Ministria e Drejtësisë.

Në fjalën e tij, shtojnë ata, ministri Lloga tha se angazhimi i EURODREJTËSIA për t'u angazhuar më tej me partnerët nga Ballkani Perëndimor në drejtim të forcimit të kapaciteteve të shteteve në përballjen e krimit ndërkufitar, ofron asistencë operative dhe teknike dhe mbështetjen dhe thjeshtimin e zbatimit të hetimeve të përbashkëta.

"Një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe partneritetit tonë strategjik përfaqësohet nga prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EUrodrejtësia, dhe për këtë dua të theksoj rolin e dukshëm dhe pjesëmarrjen aktive në arritjen e rezultateve të deritanishme të prokurores ndërlidhëse aktuale Lençe Ristoska", theksoi ministri.

Sipas tij, emërimi i prokurorit publik për marrëdhënie me vendbanim të përhershëm në Hagë do të kontribuojë në përmirësimin e dukshëm të rezultateve në ndjekjen e krimit ndërkufitar, por edhe në ngritjen e kapaciteteve kombëtare. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR