• e diel, 22 dhjetor 2024

Lloga: Në fuqi është vendimi që të shkojmë vetë në zgjedhje

Lloga: Në fuqi është vendimi që të shkojmë vetë në zgjedhje

Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA)- Pasi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari publikisht kërkoi që organet e partisë të sjellin vendim për pjesëmarrje me opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sekretari i përgjithshëm i partisë dhe ministër i Drejtësisë, Krenar Lloga sonte kërkoi që të përmbahen në vendimin e deritashëm- pjesëmarrje e vetme në zgjedhje.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtarësisë së gjerë, dua t'ju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin drejtues, Kryesinë qendrore dhe Kuvendin qendror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë qendrore i cili është votuar unanimisht për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare", ka shkruar Lloga në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuku i Krenar Llogës

QËNDRONI TË LIDHUR