• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Me shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë kërcënohet pavarësia e gjyqësorit

Lloga: Me shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë kërcënohet pavarësia e gjyqësorit

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Përpjekja e mandatarit për formimin e qeverisë, Hristijan Mickoski, për të shpërbërë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, është tentativë për të disiplinuar pushtetin gjyqësor, theksoi sot në një konferencë për media ministri teknik i Drejtësisë Krenar Lloga.

Në brifing, Lloga theksoi se me shpërbërjen e dy organeve kushtetuese dhe ndërprerjen e mandatit të tyre, rrezikohet pavarësia e gjyqësorit. Ai vuri në dukje një vendim gjykate të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkeljen e Konventës në rastin Gërzheda kundër Polonisë, ku një gjyqtari nga Polonia i është ndërprerë para kohe mandati si anëtar i Këshillit Gjyqësor Kombëtar polak, me të cilin GJEDNJ vendosi se gjyqësori ishte i ekspozuar ndaj ndërhyrjes nga pushteti ekzekutiv.

"Sot pata rastin të ndaj me gazetarët dy gjykime të rëndësishme nga një institucion vendas, si dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Si në lëndën e parë ashtu edhe në atë të dytë, vërtetohet se nuk mund t'i ndërpritet mandati një institucioni të garantuar me Kushtetutë. Kemi vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për rastin Gërzheda kundër Polonisë, ku gjykata deklaron me vendosmëri se ka shkelje dhe se është kërcënuar pavarësia e gjyqësorit. Me këtë, gjyqësori u ekspozua ndaj ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv", tha Lloga.

Në kuadër të reformave të paralajmëruara në gjyqësor nga Mickoski, ministri teknik Lloga theksoi edhe një aktvendim tjetër të Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me Komisionin Shtetëror për vendimmarrje në procedurat administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës të shkallës së dytë.

"Aktgjykimi i dytë është i Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me Komisionin Shtetëror për vendosje të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës nga shkalla e dytë. Kemi dy aktgjykime që na thonë se nuk duhet të ketë ndërprerje të mandatit apo shpërbërje të këtyre organeve kushtetuese", tha Lloga.

Pas përfundimit të brifingut me gazetarët, Lloga mbajti konferencë shtypi ku i dëshiroi sukses ministrit të ardhshëm të Drejtësisë dhe i porositi se është i hapur t'i ndajë  përvojat e tij të deritanishme, sepse siç tha, nuk është gabim të pranohet faji ose të marrë këshillë nga një kundërshtar politik.

"Është mirë që ai trashëgon nga ana jonë të gjitha përvojat e mira dhe të këqija. I uroj suksese edhe mandatarit, edhe ministrave të tjerë. Nuk është gabim të pranosh fajësinë, nuk është gabim të marrësh këshilla nga kundërshtarët politikë. Unë e këshilloj që të jetë më i qetë se si duhet t'i pranojë të gjitha vendimet. Prej kur u hap çështja e Kodit Zgjedhor, VMRO-DPMNE-ja mori ftesë dhe mundësinë që të ketë kryetar të atij grupi punues dhe deri në momentin e fundit kur u hap çështja e planit të rritjes nga Bashkimi Evropian u ftuan por për fat të keq ata nuk ishin të pranishëm", tha Lloga. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR