• e premte, 05 dhjetor 2025

Lloga: Maqedonia e Veriu është i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike

Lloga: Maqedonia e Veriu është i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike

Shkup, 6 nëntor 2025

 Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike, thekson në kumtesë Krenar Lloga, nënkryetar i Aleancës për Shqipëtarët, të cilën MIA e publikon në formë integrale. 

Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi nje gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve).

Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të gjithë këtyre dokumenteve personale në biometrike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR