Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë
- Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike Krenar Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor në Turqi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:44, 9 shkurt, 2024

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike Krenar Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor në Turqi.
Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, Lloga u takua me Delegacionin e udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmush dhe përfaqësues të lartë të Miqësisë Ndërparlamentare Turqi - Maqedoni e Veriut.
Takimi, shtohet në kumtesë, u shfrytëzua për shkëmbimin e përvojave, agjendave legjislative të të dy vendeve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Foto: Ministria e Drejtësisë