• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga dorëzoi nisma në Gjykatën Kushtetuese për akte për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues për publikim në Gazetën zyrtare

Lloga dorëzoi nisma në Gjykatën Kushtetuese për akte për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues për publikim në Gazetën zyrtare

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe 10 në emrin e tij personal si qytetar, për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të botuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës.

Qëllimi është, siç informoi Ministria, që të garantohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve në vend dhe për të gjitha të vlejnë afatet kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare. 

"Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin efikasitet, shpejtësi dhe përpikshmëri si në Udhëzimin për Librat Amë në seancën e kaluar të hapur", thuhet në kumtesë.

Në iniciativat potencohet se në periudhën e kaluar është bërë publikimi i disa akteve për të cilat ka obligim kushtetues të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të cilat janë publikuar në kundërshtim me nenin 52, pra nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikim të akteve.

Nga Gjykata Kushtetuese kërkohet gjithashtu që sipas detyrës zyrtare të shqyrtojë kushtetutshmërinë e akteve për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikimin e tyre.

Foto: Ministria e Drejtësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR