• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga dhe Joveski kanë biseduar për procedurat të cilat po udhëhiqen për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Lloga dhe Joveski kanë biseduar për procedurat të cilat po udhëhiqen për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me prokurorin publik shtetëror, Lubomir Joveski ku u bisedua për rrjedhën e procedurave të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

"Me prokurorin publik të shtetit, Joveski, u diskutuan edhe çështje të tjera, si nevoja për emërimin e prokurorit ndërlidhës në Eurojust (Njësia për Bashkëpunim Gjyqësor të BE-së), sjellja e Udhëzimit për zbatimin e Kodit për Prokurorinë Publike, Strategjinë për Zhvillim të Sistemit Gjyqësor 2023-2027, shpërndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe tema të tjera", njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR