• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski

Lloga: Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski

Shkup, 2 korrik 2024 

Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private.

Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe 1/3 së popullsisë së përgjithshme, në këtë rast shqiptarëve. Secili komunitet mund të përdorë flamurin e tij e që janë pjesë e preambulës së këtij shteti, si ai turk, boshnjak, vlleh, rom, egjiptian etj. 

Flamuri shtetëror i RMV-së respektohet nga të gjithë, andaj edhe të gjithë duhet të respektojnë simbolet respektive. Etnocentrizmi alla serb që po shfaqet si re e zezë mbi vendin tonë, është ogur i keq, andaj ndaloni eksperimentet mbi shtetin që çdo ditë e më shumë po mundoheni ta ndani e përçani. Përvishini mëngët dhe punoni për ardhmërinë e këtij vendi, mjaft me kampanjë paszgjedhore.

Krenar Lloga, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR