• e diel, 22 dhjetor 2024

Llavrov: Rritja e BRIKS-it është tregues i krijimit të botës multipolare

Llavrov: Rritja e BRIKS-it është tregues i krijimit të botës multipolare

Nizhni Novgorod, 10 qershor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, sot deklaroi se zgjerimi i BRIKS-it është tregues i qartë për krijim të një bote multipolare dhe theksoi se BRIKS punon aktivisht në zhvillimin e platformës për pagesa në valuta nacionale.

"Në rrjedhë është puna aktive për zbatim të vendimeve të samitit në Johanesburg nga viti i kaluar, posaçërisht lidhur me përmirësimin e sistemit ndrëkombëtar monetar dhe financiar, zhvillimin e platformës për shlyerje në valuta nacionale në tregti të ndërsjelltë", tha Llavrov në takimin e shefave të diplomacive të vendeve nga BRIKS-i në Nizhni Novgorod.

Ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se zgjerimi  i BRIKS-it është vërtetim i qartë për procesin e krijimit të një rendi botëror multipolar, transmeton "Izvestija".

Ai vlerësoi se ngjarjet e kohëmëparshme ndërkombëtare i mënjanuan maskat nga ata të cilët deri më tani verbalisht e pohonin pothuajse të drejtën ekskluzive t'i definojnë, siç theksoi, vlerat e ashtuquajtura universale nën hijen e urdhrit të bazuar në rregulla.

Sipas tij, SHBA-ja dhe aleatët e tyre nuk heqin dorë nga tentimet për t'i ruajtur dhe ngadalësuar proceset e formimit të nultipolaritetit, ndërsa si armë i përdorin instrumentet ekonomike.

Llavrov konsideron se roli i BRIKS-it në zgjidhjen e problemeve globale vetëm do të përforcohet dhe thekson se numër gjithnjë e më i madh i vendeve tregojnë interesim për punën e BRIKS-it.

BRIKS është themeluar në vitin 2006, ndërsa anëtare të reja ishin Brazili, Rusia, India dhe Kina, ndërsa më vonë u bashkangjit edhe Republika e Afrikës Jugore. Egjipti, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Etipia iu bashkangjitën BRIK-it në vitin 2024. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR