• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Llafçiski në konferencën e 28-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A5)

Llafçiski në konferencën e 28-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A5)

Shkup, 17 shtator 2025 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski sot mori pjesë në konferencën e 28-të të shefave të Shtatmadhorive të Forcave të armatosura të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatiku (A-5), që po mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Siç informoi Shtatmadhoria e Armatës, në konferencën e sotme, nikoqir i së cilës është shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Gojko Knezheviq, u diskutua për temën "A-5 për stabilitet dhe bashkëpunim: Ndërtimi i mjedisit të sigurt përmes sinergjisë civilo-ushtarake dhe dialogu rajonal".

Në kuadër të konferencës, gjenerali Llafçiski e ceki rëndësinë e bashkëpunimit civilo - ushtarak mes vendeve të A-5, posaçërisht në kohë të sfidave globale të cilat kërkojnë përgjigje dhe kooridinim të përbashkët. Gjenerali theksoi se bashkëpunimi rajonal paraqet element kyç për ndërtim të stabilitetit, sigurisë dhe besimit. Plotësisht, siç ceket, theksi u vu në bashkëpunimin e fuqishëm të Armatës me strukturat civile të shtetit tonë, që paraqet shembull të rëndësishëm për shfrytëzim efikas të të gjitha kapaciteteve shoqërore në përballje me fatkeqësitë elementare, të cilat e kapluan vendin.

Pas përfundimit të konferencës u nënshkrua deklaratë e përbashkët me të cilën konfirmohet angazhimi për përforcim dhe thellim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve, si dhe zgjerim të bashkëpunimit ushtarak me qëllim të avancimit të sigurisë rajonale.

Në kuadër të programit, gjeneral Llafçiski realizoi takime bilaterale me disa nga shefat e Shtatmadhorive të vendeve anëtare të Kartës A-5, si dhe me komandantin suprem të Forcave aleate në Evropë (SACEUR) dhe komandantin e komandës evropiane të SHBA-së për Evropë (EUCOM), gjeneralin Aleksis Grinkeviç.

Si vëzhgues në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Shtatmadhorive të Forcave të armatosura të Sllovenisë dhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërkaq në rolin e mysafirëve ishin edhe komandantët dhe Gardave nacionale të shteteve federale të SHBA-së, të cilat janë partnerë të vendeve anëtare të Kartës A-5.

Një ditë më parë u mbajt konferenca e nënoficerëve kryesorë të Forcave të armatosura të vendeve anëtare të Kartës A-5. ab/

Foto: SHM e Armatës

QËNDRONI TË LIDHUR