• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ljutkov nga Shtipi: E re në kulturë do të jetë mënyra e buxhetimit të institucioneve

Ljutkov nga Shtipi: E re në kulturë do të jetë mënyra e buxhetimit të institucioneve

 Shtip, 5 shtator 2024 (MIA) - E re në kulturë do të jetë mënyra e buxhetimit të Institucioneve nacionale, e cila është buxheti i deleguar, paralajmëroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili sot ishte për vizitë të institucioneve kulturore në Komunën e Shtipit. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov theksoi se drejtorët dhe institucionet nacionale do të kenë më shumë autonomi,  në vendimet që do të punojnë gjatë vitit.

"Kuptohet se do të kenë edhe përgjegjësi më të madhe për atë që punojnë. Pra, ne si Ministri nuk do të zgjedhim projekte, por do të miratojmë fondet që në fillim dhe do të vlerësojmë ose monitorojmë më tej procesin e tyre, se si po shkojnë punët, që mendoj se është edhe detyra jonë dhe është më praktike për ta bërë, dhe në pjesën e Festivaleve dhe në pjesën e investimeve kapitale", thotë Ljutkovi. 

 Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov, pas vizitës në institucionet e kulturës në vend, thotë se një numër i madh i tyre kanë probleme sidomos në fushën e kuadrit profesional dhe teknik, dhe disa objekte janë lënë në gjysmë të rrugës së rehabilitimit ose ndërtimit.

 Pikërisht në vitin 2025 dhe në vitet në vijim, deri në fund të mandatit, qëllimi i tyre do të jetë përfundimi i objekteve. Sa i përket raportit, për punën e paraardhëses së tij Bisera Kostadinova-Stojçevska, ministri potencoi se do të duhet pak kohë për ta përfunduar plotësisht.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR