Ljutkov: Është shpallur furnizimi publik për ndërtimin e Sallës universale, plani është deri në fund të vitit 2027 të jetë gati
- Është shpallur furnizimi publik për ndërtimin e Sallës universale. Plani është deri në fund të vitit 2027 të jetë gati. Me vendim të Qeverisë, janë siguruar 20 milionë euro. Për këtë sonte informoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:09, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Është shpallur furnizimi publik për ndërtimin e Sallës universale. Plani është deri në fund të vitit 2027 të jetë gati. Me vendim të Qeverisë, janë siguruar 20 milionë euro. Për këtë sonte informoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Ljutkov, në televizionin "Kanal 5", gjithashtu paralajmëroi se në Ohër do të mbahet mbledhja e tretë e Komisionit nacional për UNESKO, kryetari i të cilit është ai, ku do të bisedohet për problemet dhe vërejtjet dhe rekomandimet nga UNESKO.
Në pyetjen se çfarë bëhet me ndërtesën e dëmtuar të Ministrisë të mbrojtur me ligj si trashëgimi kulturore, ai sqaroi se po bisedohet me Drejtorinë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, të jepet mendim konservues rreth pastrimit të fasadës. Është planifikuar vitine ardhshëm të sigurohen mjete me Ministrinë e FInancave.
I pyetur rreth Shkupit - kryeqytet evropian i kulturës dhe rreth komenteve për druiajtje të mos përsëritet debakli si përvoja e fundit ndërkombëtare, Ljutkov shfaqi bindje se "nuk ka nevojë për panik, në pjesën e organizimit".
Lidhur me dhomën memoriale të Petre M. Andreevskit, shprehi keqardhje, që, siç tha, jemi në kohë të lajmeve negative dhe senzacionale që pranohen dhe shumë kohë humbet për t'u sqaruar. Nuk ka, tha, lagështi, nuk ka kushte joadekuate, në tërë objektin dhe kapacitetet akomoduese.
Lidhur me përmendoren e Nënës Terezë, në sheshin "Maqedonia", që ishte ndërtim pa leje, ai u përjgigj se do të shihet nëse mund të sigurohen të gjitha kushtet ligjore për t'u ndërtuar. "Nëse sigurohen, atëherë do të vazhdojmë ta ndërtojmë, sepse duhet ta përfundojmë. Nëse jo, do të kërkohet mënyrë, ndoshta do të riemërohet në diçka tjetër. Nëse nuk arrijmë ta kthejmë në atë pozitë, siç duhet të jetë, ndoshta do të gjendet ndonjë model tjetër. Por, për atë, kuptohet, duhet të bisedohet", nënvizoi Ljutkov. ab/
Foto: Printskrin / "Kanal 5"