• e martë, 24 dhjetor 2024

Liza Françeti u bë gruaja e parë në krye të marinës amerikane

Liza Françeti u bë gruaja e parë në krye të marinës amerikane

Uashington 3, nëntor 2023 (MIA) - Senati amerikan votoi për miratimin e admirales Lisa Françeti, (59) për të udhëhequr Marinën e SHBA-së.

Si shefe e operacioneve detare, ajo u bë gruaja e parë që iu bashkua grupit elitar të oficerëve të lartë ushtarakë qëe  përbëjnë, Shtamadhoria e përbashkët e Ushtrisë amerikane, njoftoi Bi-Bi-Si.

Emërimi i saj u miratua me 95 vota "pro" dhe një kundër, pasi Senati u përpoq të plotësojë pozicionet kritike në udhëheqjen ushtarake.

Françeti është veterane e Marinës dhe ish-komandante e flotës së gjashtë të SHBA-së dhe forcave detare amerikane në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante e një aeroplanmbajtëse. Ajo u emërua nga presidenti amerikan Xho Bajden. Roja bregdetare e SHBA-së drejtohet nga një grua, admiral Linda Fagan, por ajo degë bie nën Ministrinë e Sigurisë Kombëtare, jo nën Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjeneral Devid Olvin është emruar shef Shtatmadhorisë së forcave ajrore amerikane, ndërsa gjeneral-kolonel Kris Mahoni ëstë emruar ndihmës komandant i trupave detare, pasi parardhësi i tij pësoi një atak në zemër të dielën, raportojnë mediat amerikane.

Foto: Arkivi i EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR