• e diel, 30 qershor 2024

Liverpulli në finale të Liga Kupës

Liverpulli në finale të Liga Kupës

Londër, 25 janar 2024 (MIA) - Ekipi i Liverpullit do të luajë në finalen e Liga Kupës angleze.

“Të kuqtë” mbrëmë si mysafirë në Londër kundër Fulam luajtën baraz 1:1 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 kalojnë në finale.

Në minutën e 11-të Luis Diaz e dërgoi Liverpullin në epërsi, nikoqirët barazuan përmes Isa Diol në minutën e 77-të.

Liverpull në finale do të luajë kundër Çellsit. Ndeshja do të luhet më 25 shkurt. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR