Liverpuli do të bëjë transferin rekord me Isakun pas largimit të Diazit
- Futbollisti i Njukasllit, Aleksandar Isak është afër t'i bashkohet Liverpulit.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:15, 28 korrik, 2025
Liverpul, 28 korrik 2025 (MIA) – Futbollisti i Njukasllit, Aleksandar Isak është afër t'i bashkohet Liverpulit.
Sipas gazetarit Fabricio Romano, klubi nga "Enfildi" është i gatshëm të paguajë rreth 74 milionë euro për 25-vjeçarin nga Suedia, mjete që do t'i sigurojë pas shitjes së Luis Diazit.
Isaku është objektivi kryesor i transferimeve të Liverpulit këtë verë.
Futbollisti suedez luajti 42 ndeshje në sezonin 2024/25, duke shënuar 27 gola dhe gjashtë asiste.
Vlera e tij sipas portali Transfermarkt është 120 milionë euro. qa/
Foto: EPA