• e martë, 02 korrik 2024

Liverpul ka hyrë në kontakt me Alonson

Liverpul ka hyrë në kontakt me Alonson

Londër, 22 shkurt 2024 (MIA) - Liverpuli e ka bërë hapin e parë për të nënshkruar me Çabi Alonson. Futbollisti i Premier Ligës ka kontaktuar me përfaqësues të trajnerit të Baer Leverkusen, transmeton gazetari i "Sky Sport Deutschland", Florian Pletenberg.

Paraprakisht Baern ka kontaktuar me ekspertin 42 vjeçar. Tani bavarezët dhe Liverpuli janë pretendentët kryesorë për Alonson.

Në Baern janë koshient se angazhimi i Çabit do të jetë shumë vështirë i realizueshëm, por ai mbetet kandidat prioritar për zëvendësim të Tomas Tuhel.

Alonso gjatë karrierës së tij si lojtar, ka luajtur edhe për Baern Munihun dhe Liverpulin.

Vendi i trajnerit në klubin e Bundesligës Leverkusen, Alonso e ka marrë në tetor të vitit 2022. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR