• e premte, 22 nëntor 2024

Lista pozitive e ilaçeve është plotësuar me nëntë gjenerikë

Lista pozitive e ilaçeve është plotësuar me nëntë gjenerikë

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimit Shëndetësor sot mori vendim për plotësimin e Listës pozitive të ilaçeve me gjithsej nëntë ilaçe me emër gjenerikë, gjegjësisht sipas formës dhe forcës së listës pozitive zgjerohet për gjithsej 20 ilaçe. 

Siç sqarohet në kumtesë, kjo nënkupton zgjerim të listës pozitive të ilaçeve me 59 brende të emrave mbrojtëse dhe atë për: sëmundje të gjakut - antikoagulantë  (Prasugrel, Ticagrelor), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut - kundër presionit të lartë dhe undyrërave të larta (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate), për sistemin nervor qendror - antidepresivë dhe për trajtimin e demencës (Escitalopram, Memantine, Duloxetine).

Ndikimi i vlerësuar ndaj buxhetit të Fondit në nivel vjetor është rreth një milion euro, theksojnë nga FSSHM. Ky është plotësimi i parë i listës pas vitit 2014. 

"Fondi është i përkushtuar në qasje drejt ilaçeve më të mira dhe i inkurajon të gjithë faktorët për plotësime të mëtutjeshme", bëhet e ditur në kumtesën nga atje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR