• e premte, 05 dhjetor 2025

Lirohet dizeli, shtrenjtohen benzinat

Lirohet dizeli, shtrenjtohen benzinat

Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Dizeli prej sonte në mesnatë lirohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinave shtrenjtohet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,21 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Çmimi i ri me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 64,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73,5, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 75,5 denarë për litër. Çmimi i Vajit ekstra të lehtë të karburantit (EL-1) nuk do të ndryshojë dhe mbetet 65 denarë për litër. 

Me vendim e KRRE-së për 0,592 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 dhe do të jetë 35,45 denarë. 

Nga KRRE thonë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për 0,847 për qind, tek dizeli ka zvogëlim për 1,511 për qind, tek ekstra vaji i lehtë për 1,181 për qind, ndërsa tek mazuti për 2,906 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake është më i lartë për 0,3599 për qind. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR