• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lirohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njëjtë

Lirohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njëjtë

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Dizeli nga mesnata lirohet për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendim është kryer ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.17 për qind.

Çmimet e reja të shitjeve me pakicë EURODIZEL (D-E-V), arrin 71.5, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) 70.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 dhe në vazhdim tej do të shitet për 80, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 82 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0.734 denarë për kilogram ulet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 42.475 denarë.

Nga KRRE-ja kujtojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 0.374 për qind, në naftë me 3.697, tek vaj ekstra i lehtë me 4.097 dhe në karburant me rreth 2.312 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit është rreth 0.087 për qind më i ulët se kursi i dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR