Lirohen benzinat
- – Për një denarë e gjysmë lirohen benzinat dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri, ndërsa dizeli lirohet për një denar. Vendim të tillë mori sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
- Post By Fitore Curri
- 16:06, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) – Për një denarë e gjysmë lirohen benzinat dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri, ndërsa dizeli lirohet për një denar. Vendim të tillë mori sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga mesnata, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 74 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 76 denarë për litër, përderisa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri i (EL-1) do të jetë 68 denarë për një litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Eurodizelit do të jetë 68,50 denarë për litër.
Ulet edhe çmimi i mazutit për 0,931 denarë për kilogramë i cili do të shitet me çmim prej 36,660 denarë për kilogram. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s