• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lirohen benzinat, dizeli shtrejtohet për një denar

Lirohen benzinat, dizeli shtrejtohet për një denar

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Nga mesnata lirohen benzinat, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrejtohen, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. 

Eurosuper BS-95 ulet për një denar, ndërsa Eurosuper BS-98 për gjysëm denar, përderisa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrejtohen për një denar.

Në bazë të vendimit të KRRE-së, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 80 denarë për një litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej  82,5 denarë për një litër. Çmimi i ri i dizelit do të jetë 82 denarë për një litër, ndërsa i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri 81 denarë për një litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit rritet për 0,262 denarë për një kilogram dhe do të jetë 45,349  denarë për një kilogram. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR