• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lirohen çmimet e derivateve nga dy deri 2,5 denarë për litër

Lirohen çmimet e derivateve nga dy deri 2,5 denarë për litër

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Nafta dhe benzina EUROSUPER BS - 95 prej sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS - 98 do të lirohet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit  (KRRE). Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85  për qind krahasuar me llogaritjen e mëparshme. 

Çmimi i ri me pakicë e EUROSUPER BS - 95 është 74 denarë për litër, EUROSUPER BS -98 do të shitet për 76, EURODIZEL BS (D-E-V) për 66,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 66,5 denarë për litër. 

Me vendimin e KRRE-s për 1,041 denarë për kologram ulet çmimi i i shitjes me pakicë për Mazutin M-1 NS dhe do të shitet për 38,965 denarë. 

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen paraprake, shënojnë ulje mesatare te benzinat me 5,268 për qind, te dizeli për 4,58, te Vaji ekstra i lehtë me 4,57 dhe te mazuti për 3,281 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen paraprake, është më i lartë për 0,3532 për qind. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR