• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Linja e re ajrore Stamboll - Ohër do t'i përforcojë lidhjet tradicionalisht të mira mes dy shteteve dhe popujve

Linja e re ajrore Stamboll - Ohër do t'i përforcojë lidhjet tradicionalisht të mira mes dy shteteve dhe popujve

Ohër, 28 mars 2025 (MIA) - Linja e re e drejtpërdrejtë ajrore nga Stambolli drejt Ohrit që do ta operojë komapnia ajrore "Turkish erllajn" do t'i përforcojë akoma më shumë lidhjet e mira tradicionale mes dy shteteve, dy popujve, të dy ekonomive...

Kjo në përgjithësi është vlerësimi i përfaqësuesve turq të cilët dje morën pjesë në solemnitetin që u mbajt në aerportin e Ohrit me rastin e fluturimit inaugurues nga Stambolli.

Ambasadori turk në vend, Fatih Ullusoj, në fjalimin para të pranishmëve, mes të cilëve edhe kryeministri Hristian Mickoski, ministra, kryetarë komunash, deputetë, theksoi se Turqia dhe Maqedonia e veriut janë dy vende të lidhura mes veti me lidhje të rrënjossura thellë hitorike dhe kulturore dhe të cilat kultivojnë raport të nivelit të lartë.

"E dimë se Turqia është mes partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë kontekst konsideroj se zhvillimi i rrjetit infrastrukturor është me rëndësi të madhe për zhvillimin e dyanshëm të mundësive investuese dhe përforcimit të lidhjeve mes komuniteteve afariste", tha Ullusoj.

Ai përkujtoi se linja tashmë ekzistuese nga Stambolli drejt Shkupit realizon 30 fluturime në javë, ndërsa numri rritet me fluturimin e ri drejt Ohrit.

"Jemi të lumtur që ky numër do të rritet me fluturimet në Ohër. Me këtë fluturim në Ohër nuk do të udhëtojnë vetëm udhltarë nga Turqia por edhe udhëtarë tranzit nga rajone të ndryshme të botës. Linja e re që do të qarkullojë katër herë në javë dhe e cila do të japë kontribut të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mes popujve tanë vëllazërorë, paraqet lajm të gëzuar jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit. Ohri si perlë e Ballkanit është një prej destinacioneve më të rëndësishme kultirore-turisstike të vendit. Me çdo vit të kaluar rritet numri i turisstëve turq, të cilët krahas Shkupit e vizitojnë edhe Ohrin. Vitin e kaluar mbi 280 mijë turistë turq nga Turqia e vizituan vendin, ndërsa përafërsisht 250 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut e vizituan Turqinë", potencpoi Ullusoj.

Drejtori kryesor ekzekutiv i "Turkish erllajns", Bilall Ekshi në fjalimin e tij përkujtoi se fluturimi i parë i kompanisë ajrore drejt Maqedonisë u realizua në vitin 1998, si dhe se për momentin së bashku me kompaninë ajrre simotër "A-xhet", "Turkish erllajns" shërben 18 linja drejt Maqedonisë.

Ekshi theksoi se kompania ajrore turke për momentin fluturon drejt 131 desstinacioneve, duke shërbyer 323 destinacione, si dhe se me 480 aeroplkanët në flotën e vet paraqet kompaninë e nëntë më të madhe ajrore në botë.

Drejtori kryesor ekzekutiv i "TAV Aeroportet", Serkan Kaptan përkujtoi se kompania këtë vit shënon 15-vjetorin e rkonomizimit me dy aeroportet në Maqedoni.

'-Врз основа на договорот за финансиска поддршка помеѓу Република Северна Македонија и компанијата WizzAirHungaryLtd реализиран во 2019 година за осум авиолинии, испратив барање до Министерст

"Me kënaqësi dëshiroj t'ju them se kemi bërë investim prej 300 milionl eurove dhe numrin e udhëtarëve e rritëm për katër herë prej se e morëm ekonomizimin me dy aeroportet. Në bashkëpunim me autoritetet kontribuojmë për zhvillim të komunikacionit ajror në vend. 'Turkish erllajns' si transportues nacional i Republikës së Turqisë, i cili është njëprej transportuesve kryesorë drejt Ohrit do të qarkullojë katër herë në javë dhe do të kontribuojë për rritjen e numrit të udhëtarëve. Falë rrjetit që e ka dhe shërbimit të një numri të madh të destinacioneve në botë, 'Turkish erllajns' do të kontribuojl që Maqedonia e Veriut të lidhet me shumë vende të tjera të botës", theksoi Kaptan.

Përndryshe, sipas paralajmërimeve, fluturimet në linjën Stamboll - Ohër kompania "Turkih erllajns" do t'i relaizojë katër herë në javë dhe atë të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Kompania ajrore turke për këtë linjë do të prëdorë aeroplanë "Erbas A321", "Boing 737-800" dhe "Boing 737-900" nga flota e vet. ab/

foto/МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR