Lindja më e mirë se Perëndimi në ndeshjen e NBA Oll-star, Lilard MVP
- Ekipi i Lindjes e ka mposhtur mbrëmë Perëndimin me rezultat 211:186 në ndeshjen e NBA Oll-star në Indianapolis.
- Post By Fami Bajrami
- 10:00, 19 shkurt, 2024
Indianapolis, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi i Lindjes e ka mposhtur mbrëmë Perëndimin me rezultat 211:186 në ndeshjen e NBA Oll-star në Indianapolis.
Basketbollisti më i mirë është shpallur Damian Lilard (Miluoki), i cili e përfundoi ndeshjen me 39 pikë dhe gjashtë asistime.
Karl Entoni Taus (Minesota) ishte më efektivi në ndeshjen me 50 pikë.
Ekipi i Lindjes ka vendosur rekord për më shumë pikë në ndeshjen Oll-star - 211. Rekordi i mëparshëm u vendos nga skuadra e Perëndimit në vitin 2016 - 196 pikë.
"Të gjithë pyesnin se cili ishte rekordi. Ne e mësuam atë dhe u përpoqëm ta tejkalojmë", deklaroi pas ndeshjes Lilard nga Miluoki, MVP-ja i takimit.
Publiku i Indianapolis shprehu pakënaqësinë me vendimin e ligës dhe e fishkëlleu Lillardin gjatë ndarjes së çmimit.
Tifozët kërkonin që çmimi t'i ndahej anëtarit të Indianës, Tajris Halibarton, i cili gjithashtu kishte kontribut të rëndësishëm në fitoren e Lindjes - 32 pikë (11 nga 15 nga fusha, 10 nga 14 përtej harkut), 7 kërcime dhe gjashtë asistime. rq/mb/
Foto: EPA