• e premte, 22 nëntor 2024

Limani-Memishi: Vetëqeverisja lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal do ta përforcojnë bashkëpunimin në Gostivar

Limani-Memishi: Vetëqeverisja lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal do ta përforcojnë bashkëpunimin në Gostivar

Gostivar, 21 gusht 2024 (MIA) - Vetëqeverisja Lokale dhe Byroja për Zhvilim Rajonal do ta përforcojnë bashkëpunimin dhe së bashku do të realizojnë projekte infrastrukturore në Gostivar. Kjo ishte dakorduar në takimin e punës ndërmjet u.d. kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.

Nga shërbimi për informim theksuan se në takim është diskutuar për projektin në vijim i cili realizohet në lagjen "zona e gjashtë" dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

U.d. kryetari i komunës Limani, së bashku me drejtorin për BZHR, Daut Memishi inspektuan punimet ku së bashku do të investojnë në ndërtimin e rrugës së gjatë 400 metra me infrastrukturë të kompletuar nëntokësore dhe trotuare në lagjen "zona e gjashtë".

Memishi dhe Limani pas takimit shprehën kënaqësi nga takimi i parë i punës dhe u pajtuan se bashkëpunimi në komunën e Gostivarit me institucionet është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm që të përmirësohen kushtet për qytetarët. sa/

foto: Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR