Limani: Thirrja për Çmimin e pjesëmarrjes rinore është hapur - të rinjtë dhe organizatat rinore mund të aplikojnë deri më 30 qershor
- Ky çmim nuk është thjesht një stimul financiar, por është një formë publike e mirënjohjes dhe vlerësimit institucional për të gjithë ata të rinj që nuk qëndrojnë pasivë, por zgjedhin të përfshihen, të veprojnë dhe të bëjnë ndryshimin.
- Post By Fami Bajrami
- 14:34, 17 qershor, 2025
Shkup, 17 qershor 2025
Sot kam kënaqësinë t’ju informoj se në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë së Veriut, shpallim zyrtarisht Thirrjen për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore për vitin 2025.
Vlerësohen të gjitha aktivitetet, iniciativat, aksionet apo idetë që janë realizuar nga qershori i vitit 2023 deri në maj të vitit 2025, për tre kategori:
● 1,000 euro për kategorinë individuale (të rinjë të moshës 15–29 vjeç), që kanë realizuar iniciativë me vlerë sociale.
● 3,000 euro për grupe jo-formale të të rinjve (minimum 3 persona), që kanë bashkuar forcat për projekte bashkëpunimi
● 3,000 euro për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata ombrellë rinore që punojnë vazhdimisht me të rinjtë
Të nderuar qytetarë,
Ky çmim nuk është thjesht një stimul financiar, por është një formë publike e mirënjohjes dhe vlerësimit institucional për të gjithë ata të rinj që nuk qëndrojnë pasivë, por zgjedhin të përfshihen, të veprojnë dhe të bëjnë ndryshimin.
Është një thirrje që shteti i drejton rinisë me porosi:
- " ne ju shohim, ju dëgjojmë dhe ju mbështesim " !
Afati për aplikim është deri më 30 qershor 2025, dhe unë ju inkurajoj:
Aplikoni !
Nominoni një mik, një grup, një organizatë !
Ndani historinë tuaj të suksesit !
Sepse vendi ynë ka nevojë për më shumë shembuj pozitivë dhe ne besojmë fuqishëm se shembujt më të mirë janë në mesin e Rinisë Tonë !
Për më shumë detaje në lidhje me thirrjen vizitoni veb faqen e Ministrisë.
Suksese të gjithëve !
Linku te video: https://youtu.be/T-c9qKY9h0A
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.