• e hënë, 23 dhjetor 2024

Likova është komuna e parë e mbuluar plotësisht me smart njehsorë, rajoni i Shkupit me humbje më të mëdha të energjisë elektrike

Likova është komuna e parë e mbuluar plotësisht me smart njehsorë, rajoni i Shkupit me humbje më të mëdha të energjisë elektrike

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Nuk është e vërtetë se humbjet e energjisë elektrike në rrjetin janë të lidhura me përkatësinë etnike të popullatës. Likova do të jetë komuna e parë në vend e mbuluar plotësisht me smart njehsorë, të energjisë elektrike dhe me humbje prej 10 për qind, ndërsa Shkupi është rajoni me humbjet më të mëdha prej 20 për qind, vlerësoi sot menaxheri i Elektroditribucionit Sasho Saltirovski.

"Në Haraçinë, matëset janë në rrugë dhe atje ka 10 për qind humbje në qershor dhe korrik, kështu që problemi tashmë është mesatar. Haraçina ka humbje prej 10 për qind, ky është një nivel i humbjeve teknike dhe është ndër më të ulëtat në nivel të gjithë Maqedonisë. Në Sllupçan projekti po ecën pa probleme dhe tashmë është duke u përfunduar në mënyrë që komuna e Likovës do të jetë komuna e parë në Maqedoni e mbuluar plotësisht me smart njehsorë dhe një komunë e tërë me humbje nën 10 për qind, tha Saltirovski në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në filialin e EVN Maqedoni në Butel së bashku me drejtorin e Byrosë së Metrologjisë, Abdul Selam Selami.

Siç thekskoi EVN në Likovë ka më shumë se 10 vjet që punon në humbjet e energjisë, ndërsa punon edhe në shumë vende të tjera si në Gërçec, Batincë, por fillon projekte edhe në Draçevë dhe në Lisiçe, etj.

"Humbjet janë problem pothuajse në të gjithë territorin e Maqedonisë, e në veçanti për Shkupin. Shkupi është rajoni me përqindjen më të lartë të humbjeve. Tetova ka më pak humbje se Manastiri. Pra, nuk është gjithmonë e lidhur etnikisht dhe varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ata politikë, ekonomikë etj., por nuk ka lidhje etnike siç u tregua. Për shembull Kërçova, Struga kanë humbje të vogla, ndërsa 20 për qind janë në tërë Shkupin. Dhe kudo që të shkosh në Shkup, qoftë në Lisicë, qoftë në Draçevë, sidomos në pjesën rurale ku nuk ka ndërtesa kolektive, humbje ka gjithandej. Dhe kjo është e vërteta", thekson Saltirovski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR