• e martë, 10 mars 2026

Ligji për Prokurorinë Publike para deputetëve

Ligji për Prokurorinë Publike para deputetëve

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën plenare të 92-të. Në rendin e ditës të propozuar janë disa ligje.

Deputetët duhet të debatojnë për Propozim ligjin për Prokurorinë Publike, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, për ndryshimet e Ligjit për tatimin e fitimit, të gjitha në lexim të parë, si dhe për Propozim-ligjin për prodhim organik bujqësor, në lexim të dytë.

Me procedurë të shkurtuar propozohet miratimi i ndryshimeve të Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit të vlerës së shtuar të personave fizik, të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për pyjet.

Në rendin e ditës të propozuar për seancën është edhe Raporti vjetor për punën e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në vitin 2025. sa/

FOTO: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR