• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa nga partneri i koalicionit në qeveri "Vlen" thonë se ligji i ri tashmë është duke u përgatitur dhe nga java e ardhshme do të organizohet debat publik.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me shpalljet e Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë pas shfuqizimit të "balancuesit", tha se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

"Nuk do të jem i dyti, por ajo që di është se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ndaj, ndoshta është më mirë para se të miratohet në parlament, të dërgohet për mendim, që të mos biem në këtë situatë, të kthehemi në ekspertë juridikë kushtetues, që nuk jemi dhe të themi ashtu siç duhet", nënvizoi Mickoski.

Të drejtat e komunitetit bullgar nuk janë temë për politikë ditore, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke shprehur keqardhje që lideri i BDI-së Ali Ahmeti këtë, siç theksoi,  po e përdo

Ai thekson se është e nevojshme që në momentin e kristalizimit të zgjidhjes, e cila do të jetë në bazë të propozimit, t'i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim dhe më pas të miratohet.

Lidhur me BDI-në, Mickoski theksoi se në mbledhjen e qeverisë vitin e kaluar anëtarët e BDI-së kanë miratuar strategjinë për reformën e administratës publike, në të cilën, siç ka theksuar, qartë thuhet se do të ketë fshirje të "balancuesit".

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dje, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për heqjen e "balancuesit", ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin se nevojitet një Ligj për Përfaqësim të Drejtë. Ai tha se "Vlen" tashmë është duke përgatitur ligjin, për të cilin, siç ka paralajmëruar, javën e ardhshme do të mbahet edhe debat publik.

Министерот за здравство и дел од Коалицијата „Влен“, Арбен Таравари денска информира нивната коалиција во Владата ќе биде претставена од седум заменици-министри. Тој ги соопшти само имињата н

"Vlen" po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj të jetë në debat publik javën e ardhshme. Ne do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Nga të gjitha anët është konstatuar se "balancuesi" nuk ka funksionuar siç duhet", tha Taravari para fillimit të ngjarjes "World Changers Balkan Summit" në Filarmoni.

Ai nënvizoi se nevojitet një ligj për përfaqësim të drejtë, jo vetëm për kategoritë etnike, por për të gjitha kategoritë që janë të margjinalizuara në shoqëri.

"Kemi nevojë për debat publik dhe sinkronizim, sepse përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe sa herë që diçka është kategori kushtetuese duhet të ketë edhe ligj", shtoi Taravari.

Gjykata Kushtetuese në seancën e 9 tetorit të këtij viti mori vendim për shfuqizimin e "balancuesit" – mjetit të punësimit sipas kombësisë në institucionet shtetërore.

Уставниот суд денеска ќе одржи седница на која ќе отвори дискусија и ќе разгледа четири иницијативи.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një konferencë për media pas seancës, sqaroi se vendimi i Gjykatës është marrë me shumicë votash dhe nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive. Manipulim, i quajti ai, pretendimet se Gjykata Kushtetuese hoqi të drejtat e komuniteteve.

Me vendimin janë shfuqizuar dispozitat e ligjeve për sektorin publik dhe për administratën publike, si dhe aktet nënligjore që operacionalizojnë vlerën themelore të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë.

Gjatë ngritjes së qëndrimit të tij në këtë çështje, Kostadinovksi informoi se Gjykata ka marrë parasysh edhe Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023, vendime të ndryshme krahasuese, por edhe vendime, si Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të SHB-së (Students for fair admissions v. President and fellows of Harvard College, 2023). sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR