Ligji për përfaqësim të drejtë do të dërgohet në Komisionin e Venecias, gjatë punësimit do të rregullohet me akte nënligjore
- – Ligji për përfaqësim të drejtë sot do të shqyrtohet në mbledhje të qeverisë pas çka do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore.
- Post By Fitore Curri
- 12:02, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) – Ligji për përfaqësim të drejtë sot do të shqyrtohet në mbledhje të qeverisë pas çka do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore.
Propozim-ligji, siç deklaroi sot ministri i Administratës Publike Goran Minçev, është përgatitur nga një grup i ekspertëve kushtetues. Përfaqësimi i drejtë do të rregullohet me akte nënligjore pasi të merret mendimi nga Komisioni i Venecias.
“Ky ligj për përfaqësim të drejtë, i cili më duhet të them se është një kategori kushtetuese që rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, u përgatit nga një grup ekspertësh në Qeveri. Ligji do të shqyrtohet sot në seancë qeveritare dhe do t'i përcillet Komisionit të Venecias. Ajo që është e rëndësishme për këtë ligj është se punësimi do të bazohet në kompetencë, cilësi dhe profesionalizëm. Balancuesi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe për këtë arsye motivi ishte që ky ligj të bëhej nga një grup ekspertësh kushtetues. Modeli për përfaqësim të drejtë do të rregullohet me akte nënligjore, por pas çdo vërejtjeje të mëparshme nga Komisioni i Venecias”, tha Minçev. fc/
Foto: MIA