• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për Masat kufizuese tërhiqet nga procedura parlamentare dhe paralajmërohet për seancën e ardhshme të qeverisë, opozita akuzon se po mbrohen funksionarët të cilët duhet të ndëshkohen

Ligji për Masat kufizuese tërhiqet nga procedura parlamentare dhe paralajmërohet për seancën e ardhshme të qeverisë, opozita akuzon se po mbrohen funksionarët të cilët duhet të ndëshkohen

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare Projektligjin për Masa Kufizuese, siç citohet, për arsye administrative dhe paralajmëroi se do ta vendosë në rend dite të seancës së ardhshme, ndërsa opozita doli me mendimin se kjo është një përpjekje për të mbrojtur funksionarët nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së të cilët duhet të dënohen.

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, sot në një konferencë për media pyeti se nga çfarë frikësohen LSDM-ja dhe BDI-ja.

17 јануари 2022 

“Talat Xhaferi e tërhoqi ligjin që duhet të dënojë të gjithë ata zyrtarë dhe biznesmenë të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Çfarë u ka shpjeguar BDI-ja partnerëve strategjikë për ligjin e listëave të zeza? Ndoshta konsiderohet se ky nuk është një ligj evropian? Sepse koalicioni fals evropian i BDI-së dhe LSDM-së ka frikë. Ata duhet t'u përgjigjen këtyre pyetjeve. E ardhmja e ofruar nga LSDM-ja është një e ardhme në të cilën partia maqedonase është shërbëtore në qeveri dhe i shërben BDI-së. Kjo është e ardhmja me LSDM-në. Me një qeveri të tillë, ne nuk do të hyjmë në BE për 100 apo 200 vjet. Prandaj, është e qartë pse vetëm 4 për qind e votuesve i përgjigjen "po" pyetjes nëse besoni se qeveria mund të na sjellë në BE deri në vitin 2027. Pra, as përkrahësit e tyre nuk besojnë në atë që thotë LSDM-ja”, tha Miteva.

Praprakisht, BESA është përgjigjur me një kumtesë nga ku ka vlerësuar se ligji është tërhequr “për të mbrojtur kriminelët e konfirmuar edhe në listën e zezë të SHBA-së”.

ДУИ, после 18 години, се врати на темите што ги нарече затворени, додека ВМРО-ДПМНЕ им кажува на Албанците дека Северна Македонија во нивно владеење ќе биде само моноетничка држава.

“Talat Xhaferi e tërhoqi ligjin që duhet të dënojë të gjithë ata zyrtarë dhe biznesmenë të qeverisë së LSDM-BDI-së, të cilët u futën në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes së tyre në krime financiare, kryesisht duke keqpërdorur pozitën e tyre dhe duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve. Shumë shpejt BDI-së i ranë maskat. Këtë e tregon fakti që kryeministri teknik Talat Xhaferi ka vendosur t'i shpëtojë teknikisht kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA-ja”, thuhet në kumtesën e BESË-s.

Qeveria dje njoftoi se Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Masat Kufizuese është tërhequr nga procedura parlamentare për shkaqe administrative dhe shtoi se pritet të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të qeverisë ku duhet të jepet miratimi i ri.

Иранскиот новинар Рухола Зам, кој со својата работа во 2017 година поттикнувал протести во земјата, денеска е осуден на смртна казна, потврди судот.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Masat Kufizuese, për shkak të zgjedhjes së Qeverisë së re, do të miratohet sërish administrativisht në seancën e ardhshme të qeverisë dhe do t'i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informuan dje nga Qeveria.

Në seancën e 221-të të Qeverisë të mbajtur më 16 janar, Qeveria njëzëri, me konsensus shprehu vullnetin politik për t'i dorëzuar Kuvendit propozimet e ndryshimeve ligjore. Ndryshimet në Ligj rezultuan nga zgjerimi i listës së zezë të SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme muajin e kaluar filloi një debat publik për ndryshimet në Ligjin për Masat Kufizuese, me të cilat “lista e zezë” amerikane do të jetë baza për vendosjen e masave nga shteti ndaj individëve dhe kompanive.

Amendamentet e propozuara, siç paralajmëroi ministri Bujar Osmani në atë kohë, parashikojnë futjen e dy instrumenteve të rëndësishme, institucioni propozues të kërkojë dhe dorëzojë të gjitha provat materiale në Prokurori, ndërsa Prokurora Publike të fillojë procedurë, duke përfshirë konfiskim të pasurisë dhe nëse përfundon me aktakuzë parashihet ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të funksionit publik dhe ndalimi i pjesëmarrjes në prokurimet publike për persona juridikë.

САД ги проширија санкциите против Иран со 16 дополнителни компании, соопшти денеска американскиот Стејт департмент.

“Lista e zezë” e Departamentit Amerikan të Shtetit u zgjerua vitin e kaluar me disa emra të njohur. Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, Orce Kamçev, Sergej Samsonenko, Ramiz Merko... iu bashkuan ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkovit. Pas kësaj, në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi se është duke punuar në një iniciativë për ndryshimin e rregulloreve ligjore për trajtimin e personave që janë në listën e sanksioneve, në mënyrë që të zgjerohet fusha e veprimit dhe përveç sanksioneve të KB-së dhe BE-së, të përfshihen edhe sanksionet, të cilat janë futur nga SHBA-ja.

Rëndësia e trajtimit më të vendosur me korrupsionin është paralajmëruar disa herë nga përfaqësues të lartë amerikanë, përfshirë Ambasadoren amerikane në vend, Angela Ageler, e cila në një brifing për gazetarët në fund të vitit të kaluar shqyrtoi hapin e qeverisë për të propozuar një ligj që do të hapë automatikisht një hetim për çdo person që është në “listën e zezë” të SHBA-së, gjë që është praktikuar deri tani për listat e BE-së dhe KB-së, por thekson edhe se ka një epidemi korrupsioni në vend, e cila është e pranishme në të gjitha poret e shoqërisë.

Ndihmëssekretari аmerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhajms O'Brajan, i cili javën e kaluar ishte në vizitë në Shkup për takimin e lidershipit për Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, nuk ka dhënë përgjigje për të njëjtën pyetje dhe në një intervistë për MIA-n , duke folur për listat e zeza dhe efektin e tyre real, tha se ato janë vetëm një pjesë e zgjidhjes.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor lidhur me ndryshimet e Ligjit, ai tha se nuk do të komentojë proceset legjislative as të Maqedonisë së Veriut dhe as të BE-së, por çështja e rolit të sanksioneve amerikane në luftën kundër korrupsionit është paksa komplekse.

“Këtu kemi strategji për zgjidhjen e favoritizmit të një shteti të robëruar, korrupsionit, problemeve që ndodhin në shumë vende, përfshirë edhe këtë rajon. Prandaj jam mirënjohës që Qeveria filloi këtë program për të punuar në çështjen e korrupsionit. Lista është listë. Ajo është gjithmonë në zhvillim, gjithmonë duke u vlerësuar. Qëllimi është të shihet një ndryshim në sjelljen e individëve në listë dhe atyre që lidhen me ta. Ndonjëherë kjo nënkupton që më shumë emra do të shtohen në listë ose disa emra nuk do të jenë në listë, por është ende një mjet i një strategjie më të madhe. Ajo që ne duam të shohim është që njerëzit të mësohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion të tyre për të luftuar korrupsionin dhe për të ruajtur këtë angazhim kur të formohet qeveria e re”, tha O'Brajan.

Maqedonia e Veriut këtë vit ka një kërcim në pozitën e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2023 dhe është në vendin e 76-të me 42 pikë, por sipas metodologjisë së Transparensi Interneshënëll, çdo rezultat nën 50 pikë konsiderohet dështim në luftën kundër korrupsionit, domethënë ka një nivel të lartë të korrupsionit në vend.

Raporti vlerësin se në shtator të vitit 2023, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut minoi ndjeshëm gjyqësorin. Në një procedurë jotransparente dhe të shpejtë, deputetët ndryshuan Kodin Penal,

duke ulur dënimet me burg dhe parashkrimin e shpërdorimit të detyrës. Kjo, siç citohet në Raport, do të bënte që rreth 200 raste të dyshuara për korrupsion të përjashtoheshin nga procedura, shumë prej të cilëve përfshinin ish-zyrtarë të lartë.

Nga gjithsej 180 vende, në një shkallë ku 0 është më i korruptuari dhe 100 më pak i korruptuar, vendi është në grup me Bahreinit, Kinën, Kubën, Hungarinë, Moldavinë dhe Trinidad e Tobago. Danimarka ka sërish rezultatin më të lartë këtë vit me 90 pikë indeksi, e ndjekur nga Finlanda me 87 dhe Zelanda e Re me 85. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 në përgjithësi tregon se korrupsioni po përparon në të gjithë botën.

Foto: аrkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR