• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ligji për huazim nga Hungaria nesër në seancë të Komisionit për financim dhe buxhet

Ligji për huazim nga Hungaria nesër në seancë të Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Në Kuvend për nesër u caktua seanca e Komisionit për financim dhe buxhet, ku në rend të ditës është Propozim ligji për huazim në Bankën hungareze Eksport-import, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuar, sipas Marrëveshjes për hua për financimin buxhetar dhe financim për dedikim të përgjithshëm, me procedurë të shkurtuar.

Seancën, siç u publikua në ueb faqen e Kuvendit, e ka caktuar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pasi kryetarja e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, Sanja Llukarevska refuzoi ta caktojë seancën. Me seancën do të kryesojë deputeti, Bojan Stojanovski.

"Në pajtim me nenin 126 (3) nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonië ë Veriut, me seancën e katërt të Komisionit për financim dhe buxhet do të kryesojë anëtari i Komisionit, deputeti Bojan Stojanovski. Në rast të pengimit të anëtarit të Komisionit për prani në seancë, nevojite me kohë ta njoftoni kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin me këtë seancë të Komisionit dhe të përcaktoni zëvendës nga radhët e zëvendës anëtarëve të këtij Komisioni", qëndron në publikimin.

Deputetët e LSDM-së kërkojnë të tërhiqet ligji për hua nga Hungaria me procedurë të shkurtuar dhe ai të miratohet në procedurë të rregullt dhe të organozohet debat me përfshirjen e opinionit ekspert. Propozim ligji, siç deklaroi sot lideri i partisë, Venko Filipçe, është korruptues dhe vendi bëhet peng huazues dhe politik i Hungarisë.

"Në kushte kur për herë të parë shteti huazohet drejtpërdrejtë nga ndonjë shtet tjetër, kur nuk ekzistojnë kritere të qarta dhe mekanizma për ndarjen e parave të marra, kur nuk ekziston sistem qartë i konfirmuar për kontroll të harxhimit të parave, kur nuk ka dispozita të qarta në ligjin, të cilat e garantojnë atë, kur ka pika ku fshihen harxhime të fshehura, të cilat nuk janë shprehur qartë, për LSDM-në është krejtësisht e palejueshme të miratohet ky ligj me procedurë të shkurtuar", tha Filipçe. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR