• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për evidencën amë para Gjykatës Kushtetuese

Ligji për evidencën amë para Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme do ta shqyrtojë iniciativën e partisë politike “E Majta” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë.

“E Majta”, siç njofton Gjykata Kushtetuese, konteston disa nene të Ligjit ekzistues për evidencën amë ku parashikohet që kombësia të nënshkruhet në librin amë të lindjeve, në librin amë të martesave dhe librin amë për personat e vdekur.

"Ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, dmth. me një dokument të lëshuar nga një organ shtetëror, para së gjithash për faktin se liria e shprehjes së përkatësisë kombëtare përfshin të drejtën e ndryshimit të ndjenjës së përkatësisë kombëtare, ndërsa me futjen në praktikë të grafës për kombësinë në certifikatën e librave amë - si regjistra publikë, përfundon ndjenja e dikurshme e shprehur kombëtare", thuhet në nismën e "Të Majtës".

Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se janë kontestuar tre nene të Ligjit, përkatësisht fjala kombësi në certifikata, ku përveç të dhënave bazë për lindjen, vendbanimin, shtetësinë shtohet edhe kombësia e të porsalindurve, të martuarve dhe të vdekurve.

Më herët, më 29 maj të këtij viti, Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një udhëzim për udhëheqjen e librave amë i cili parasheh që certifikatat nga librat amë të kenë edhe grafën për përkatësinë etnike, përkatësisht kombësinë.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media theksoi se udhëzimi me të cilin është futur grafa e përkatësisë etnike në certifikatën e lindjes nuk është në kundërshtim me ligjin.

Është Ligji për Evidencën amë në të cilën është thirrur madje ministri Krenar Lloga se udhëzimi është në përputhje me të, do të diskutohet në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese nëse është konform Kushtetutës apo jo.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR