• e diel, 22 dhjetor 2024

Ligji për evidencë amë nesër sërish në seancë të Gjykatës Kushtetuese

Ligji për evidencë amë nesër sërish në seancë të Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese nesër do ta mbajë seancën e 45-të, në të cilën, ndër të tjera, është paraparë të votohet edhe lënda që përfshin dispozita kontestuese të Ligjit për gjendjen civile.

Kjo lëndë, siç bëjnë të ditur nga Kushtetuesja, është vënë në diskutim më 19 korrik të vitit 2023, gjatë së cilës diskutimi është ezauruar, por në fazën e votimit propozimi nuk ka marrë shumicën e nevojshme. Gjyqtari raportues Darko Kostadinovski më pas propozoi që të ngritet procedurë, gjegjësisht në fazën tjetër, Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e tre neneve që përfshijnë të dhënat për kombësinë në regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve nga Ligji për evidencën amë, por ky propozim nuk e mori shumicën e nevojshme prej të paktën pesë votave “pro”.

Parashtrues i iniciativës është Partia politike "E Majta", ndërsa dispozitat kontestuese janë neni 4 paragrafi 1 pika 2) në rubrikën "nacionaliteti", neni 11 paragrafi 1 pika 1) në rubrikën "nacionaliteti" dhe neni 13 paragrafi 1. pika 1 në rubrikën "nacionaliteti" ", të gjitha nga Ligji për gjendjen civile ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 8/1995, 38/2002, 66/2007, 98/2008, 67/2009, 13/ 2013, 43/2014, 148/2015, 27/2016 dhe 64/2018 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 14/2020 dhe 129/2023).

Nga pretendimet në iniciativë, thuhet se sipas parashtruesit, ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, gjegjësisht me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, kryesisht për faktin se liria e shprehjes së kombësisë përfshin të drejtën për të ndryshuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare, kurse me vendosjen praktike të grafës për kombësinë nga librat amë - si regjistrat publikë, frenohet ndjenja e shprehur dikur kombëtare. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR